400 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjesuar sot nga Policia e Tropojës.
Bimët narkotike janë gjetur në vendin e quajtur “Lugu i Zi”, të mbjella në një sipërfaqe toke me shkurre, të përshtatura dhe të punuara si parcela.
Policia po punon për indentifikimin dhe kapjen e autorëve.