Duke marrë shkas nga situata aktuale që po kalon e gjithë bota nga pandemia e koronavirusit, terroristët për të shprëndarë frikë dhe panik mund të përfitojnë nga kjo situatë dhe të sulmojnë dyqanet, spitalet, vendet e testimit, supermarketet, paralajmëron policia federale.
Edhe pse një sulm i tillë kaq masiv konsiderohet vështirë i realizueshëm, qeveritë federale në botë kërkojnë që publiku të jetë vigjilent.
“Tani është koha që të angazhojmë bizneset dhe palët e tjera të interesuara që të inkurajojmë vigjilencën dhe ndërgjegjësimin“, tha një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, shkruan dailymail.
Dy javë më parë, agjencitë federale përfshirë FBI dhe Qendrën Kombëtare Kundërterrorizmit paralajmëruan një përhapje të gjuhës së urrejtjes në internet nga teoricienët e komplotit që thonë se pandemia është një “mashtrim i kryer nga qeveria”.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







