Policia kosovare ka arrestuar dje Kastriot Gjuzin, vrasësin e dyshuar të Mario Majollarit.
Kastriot Gjuzi është arrestuar dje në Kosovë, në doganën e Vërmicës pranë Prizrenit, për kalim ilegal të kufirit dhe i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Majollari u ekzekutua në Tiranë natën e 10 prillit, kur Gjuzi dyshohet se e qëlloi tre herë me një pistoletë me silenciator, pranë banesës së Majollarit në shenjë hakmarrjeje për dy vrasje të bëra nga babai i këtij të fundit shumë vite më parë.