Policia godet rrjetin e prostitucionit, 4 të arrestuar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia godet rrjetin e prostitucionit, 4 të arrestuar –

09:07 | 01/03/2023
në Uncategorized
0

Policia e Fierit bën me dije se ka finalizuar operacionin me emrin “Bazat” ku sipas një hetimi disamujor ka bllokuar 3 ambiente të vëna në dispozicion për ushtrimin e profesionit “më të vjetër në botë”. Nga ky operacion janë vënë në pranga 4 shtetas, pronarë të këtyre ambienteve si dhe bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin në këtë biznes ilegal. Të arrestuarit, janë, N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, N. A., 63 vjeçe, T. H., 69 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bazat”.

Operacioni pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe Prokuroria e Fierit.

Bllokohen 3 ambiente (2 lokale dhe një hotel), të vëna në dispozicion për ushtrim  të prostitucionit.

Vihen në pranga 4 pronarët e këtyre ambienteve, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, të mbështetur nga inteligjenca informative, siguruan prova për disa ambiente të vëna në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Në bazë të këtyre provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas që kishin në administrim lokale dhe hotele të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit.

Pas caktimit të këtyre masave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bazat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për 4 shtetas, banues në Fier, konkretisht:

-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;

-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen  “Kastriot”;

-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Aksidenti tragjik në Greqi, reagon Von der Leyen –

Aksidenti tragjik në Greqi, reagon Von der Leyen -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 9 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 12 Dhjetor 2025 –

07:28 | 12/12/2025
Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencë –

Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencës –

23:38 | 11/12/2025
Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencë –

Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencë –

23:36 | 11/12/2025
LIGA E EUROPËS/ Roma shpartallon Sëlltikun në transfertë, Bolonja fiton me përmbysje –

23:16 | 11/12/2025
Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro

22:56 | 11/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 12 Dhjetor 2025 –
  • Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencës –
  • Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencë –
  • LIGA E EUROPËS/ Roma shpartallon Sëlltikun në transfertë, Bolonja fiton me përmbysje –
  • Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro
  • Europa League/ Fitore për Betis, Stuttgart dhe Nottingham Forest –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 12 Dhjetor 2025 –
  • Golat dhe renditja para raundit të fundit të Ligës së Konferencës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com