Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 3100 rrënjë kanabis sativa.
Bimët narkotike janë gjetur në vendin e quajtur “Gropat e Odries”, në afërsi të fshatit Odrie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.