Policia bën “Poker” në Mirditë, arrestohen 3 persona, 23 nën hetim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën “Poker” në Mirditë, arrestohen 3 persona, 23 nën hetim

13:50 | 30/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

3 persona janë arrestuar në Mirditë ndërsa 23 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohen për lojëra fati.

Në këtë operacion të koduar “Poker” ka marrë pjesë edhe RENEA. Ishte një nga të arrestuari Nikolin Prenga 46-vjeç i cili dyshohej se organizonte lojëra fati në Mirditë në lokalin e tij.

Në pranga kanë rënë, Nikolin Prenga 46 vjeç, pronari i lokalit dhe Marjo Tusha 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim drogë”;

Read more

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

Xhesjan Senaj, 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Poker”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Operacioni i zhvilluar nga shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ata të Komisariatit Mirditë, në bashkëpunim Forcat Speciale RENEA.
Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 23 të tjerë.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një tavolinë pokeri, 2 kompjuterë, çipsa dhe dy aparate celular.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera në gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Poker”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan penalisht 23 të tjerë.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi N. P. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientin e lokalit të tij, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga shtetasit:
N. P., 46 vjeç, pronari i lokalit dhe M. T., 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim drogë”;
Xh. S., 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun dhe në këtë kuadër Policia e Lezhës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Etiketa: arrestohen 3 personaMirditë

Të Lidhura

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

nga 27
12:15 | 15/03/2026
0

Trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho ka marrë lajme positive në prag të përballjes deçizive të 26 marsit ndaj Polonisë....

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

nga 27
11:53 | 15/03/2026
0

Mesfushori i Real Madridit, Arda Gyler realizoi një supergol thuajse të pamundur nga 70 metra kundër Elçes. Një gol i...

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

nga 27
11:45 | 15/03/2026
0

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po kalon një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij te Leçe...

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

nga 27
11:33 | 15/03/2026
0

Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë. Bashkëshortja...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta mbizotërues në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

12:15 | 15/03/2026
Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

11:53 | 15/03/2026
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

11:45 | 15/03/2026
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

11:33 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –
  • Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –
  • “Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –
  • Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –
  • Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
  • Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –
  • Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com