Sot në ditën që pritet të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” të zhvilluar këtë të enjte, policia ka bërë një ngatërresë.
Një prej të arrestuarve, Ilirjan Feçi i cili po mbahet i burgosur në burgun e Shën-Kollit, është nisur para disa minutash drejt Tiranës, pasi ka patur një ngatërresë, ku është sjellë një shtetas tjetër në vendin e tij.
18 të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë” pritet të dalin përballë GJKKO-së për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata ranë në rrjetën e SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij.
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...









