Sot në ditën që pritet të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” të zhvilluar këtë të enjte, policia ka bërë një ngatërresë.
Një prej të arrestuarve, Ilirjan Feçi i cili po mbahet i burgosur në burgun e Shën-Kollit, është nisur para disa minutash drejt Tiranës, pasi ka patur një ngatërresë, ku është sjellë një shtetas tjetër në vendin e tij.
18 të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë” pritet të dalin përballë GJKKO-së për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata ranë në rrjetën e SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij.
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...









