Policia e Lezhës po zhvillon sot një aksion anti-drogë, ku ka zbuluar një sasi të konsiderueshme kanabisi.
Raportohet se lënda narkotike është gjetur në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati.
Aktualisht, forcat e policisë po kryejnë kontrolle dhe po punojnë për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.