Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Pogradec. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Të njejtat burime bëjnë me dije se në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së personit të identifikuar me iniciale A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjme me një atentat, ndërsa policia po heton për të shkuarën e të riut.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.