Një 11 vjeçare në Pogradec ka mbetur e plagosur, teksa ka qenë duke kaluar në rrugë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa shtetasja O.B, u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.