Po të kishte jetuar moshën e tij në botë, sot do ishte në listen e njerëzve më të shquar të botës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po të kishte jetuar moshën e tij në botë, sot do ishte në listen e njerëzve më të shquar të botës

18:54 | 02/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Erion Kristo

Këtë mëngjes e kalova duke dëgjuar zërin mbretëror të Gaqo Çakos. Isha në mëdyshje, a të shkruaja diçka për të? Unë nuk e kam njohur. Po a ka nevojë artisti për ta njohur? Dhe ky artist është tejet i rrallë, më i rrallë se uraniumi. Çfarë ngjyre zëri, gurgullime burimi. E dëgjoja dhe nuk ngopesha.

Sytë i kisha me lot. Jo nga dhembja e humbjes, se një njeri i tillë nuk humbet, por nga emocionet që të shkakton arti kur të prek telat e zemrës. Dëgjoja “Nessun dorma” dhe mendoja se ai nuk bie asnjë miligram poshtë talenteve më të mëdha të botës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Degjoja “As aman o trendafili çeles”, dhe shumë këngë të tjera fantastike që ne kemi. Dhe mbetesha pa gojë nga fuqia e një njeriu për të gdhendur ajrin përmes zërit, për t’i dhënë formë diçkaje eterike si muzika. Dëgjoja poezinë e mrekullueshme të Xhevahir Spahiut dhe muzikën sublime të Limos Dizdarit se si përjetësohen nga disiplina artistike e Gaqos te Gjethja e dafinës. Dhe mbi të gjitha spikat himni i tij mbi atdheun, “Rrugët e atdheut më thërrasin”.

Kësaj familjeje artistike i detyrohemi shumë, qoftë Luizës, qoftë Pirros. Mbi të gjitha për fisnikërinë e tyre. Shikojeni sa fisnik ka qenë ky njeri, si kollos duket, me mollëzat e kuqe, i drejtë si plep, që ka zënë kaq pak vend në vendin tonë. Megjithëse Artist i Popullit dhe Nder i Kombit, ai kurrë nuk ka bërë reklamë për vete.

Shikojeni pak minuta emisionin e shkëlqyer që “Wake Up” ka bërë për të para 3 vjetesh: thjeshtësia vetë, emocioni vetë, dashuria vetë flasin përmes tij. Sa pak vend ka zënë ky njeri. Po të kishte jetuar moshën e tij në botë, sot do ishte në listen e njerëzve më të shquar të botës. Gjithsesi, është në listën e të paharruarve tanë dhe bronzi është pak për të.

Në vend të ngushëllimeve, në sot mund të postojmë këngët e tij, sidomos ato populloret. Të vjen keq kur shikon aq pak shikime për një zë që s’ka për të ardhur me tek ne. Postoni sot këtë gjigand të pakrahasueshëm e të vërtetë.

Etiketa: Erion KristoGaqo Çako

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
I shoqi kaloi Vetting-un një ditë më parë, hidhet nga pallati gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

I shoqi kaloi Vetting-un një ditë më parë, hidhet nga pallati gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para –

E rëndë në Lezhë/ 34-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet –

11:08 | 14/01/2026
Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! –

Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! –

11:00 | 14/01/2026
Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare –

Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare –

10:20 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

10:00 | 14/01/2026
Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi –

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi –

09:48 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë në Lezhë/ 34-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet –
  • Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! –
  • Kemi sekuestruar tonelata me drogë, po godasim mafien shqiptare –
  • Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –
  • Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi në një korsi –
  • Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë në Lezhë/ 34-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, ja çfarë dyshohet –
  • Tre mijë euro leja për në shtëpi, 1 mijë për një celular! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com