Po sikur Ramës t’i “shkrepej” të shpallte zgjedhje të parakohshme – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po sikur Ramës t’i “shkrepej” të shpallte zgjedhje të parakohshme –

17:57 | 05/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Genc Burimi

Ky nuk është vetëm një supozim por dhe një skenar fare i mundshëm. Cili do të ishte avantazhi? Me zgjedhje të parakohshme Edi Rama mund të ketë në xhep një fitore të garantuar edhe për katër vjet të tjera falë të së njëjtës formule që i siguroi fitore të paktën në dy votimet e fundit, prill 2021 dhe maj 2023. Kjo është formula e parregullsive që ripërsëriten dhe denoncohen jo vetëm nga opozita por dhe nga ndërkombëtarët siç janë shitblerja e votës, presioni mbi administratën publike dhe përdorimi i aseteve publike në shërbim të partisë në pushtet. Ndonëse të pranuara “botërisht” se këto fenomene jo vetëm ekzistojnë në zgjedhjet në Shqipëri por dhe kanë ngulur rrënjë, askush deri më sot nuk ia kthyer në detyrim Kryeministrit shqiptar t’i adresojë ato.

Kur sistemi aktual lejon që ankimimet ndaj procesit elektoral të trajtohen nga një “gjykate” e dominuar nga mazhoranca siç është “KAS” atëherë pse të mos përfitosh të kryesh sa më shumë zgjedhje me këtë sistem “fantastik”? Kur sistemi aktual lejon po ashtu të mbash larg kutive të votimeve me qindra e mijëra votues nga diaspora sepse teknikisht asgjë nuk po kryhet që votimi i tyre të jetë efektiv më 2025, dhe kur interesi i mazhorancës është që sa më pak njerëz të shkojnë të votojnë siç u pa në një numër deklaratash të përfaqësuesve të mazhorancës në zgjedhjet e fundit vendore, atëherë tundimi mund të jetë i fortë për këtë kryeministër të mbajë zgjedhje të parakohshme duke mos i lënë kështu kohë përgatitjes së votimit për diasporën.

SI DILET NGA KURTHI I ZGJEDHJEVE TË MUNDSHME TË PARAKOHSHME?

Opozita është e përpirë sot totalisht në denoncimin e krimeve elektorale të zgjedhjeve që sapo përfunduan, duke neglizhuar me naivitet presionin e gjithanshëm që duhet të nisë për një reformë të re dhe urgjente zgjedhore. Sa leverdi ka të dënosh krimet elektorale që ndodhen ditën me diell pa i prerë një orë e më parë rrugën asaj që mund të rindodhë sërish. Urgjenca për opozitën është në këtë moment e trefishte: Të kërkohet ngritja sa me shpejt e një komisioni “shume-partizan” për një reformë të re zgjedhore që do të paraqesë zgjidhje për secilin nga kurthet ku opozita pretendon se ka rënë në dy zgjedhjet e fundit. Karakteri “shume-partizan” i këtij komisioni ka një vlerë semantike kapitale në kushtet kur Rama do të tentojë ta kufizojë pjesëmarrjen e PD-së në negociata vetëm tek personi i Lulzim Bashës si fitues i ardhshëm i pritshëm te gara e PD-se së vulës.

Me 500 mijë votat e marra nga Berisha në zgjedhjet e fundit në bashkëpunim me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, opozitari nr. 1 i Edi Ramës sot ka gjithë forcën morale, politike dhe legale për të kërkuar të mbrojë interesat e votuesve të tij në negociatat që duhet të hapen për një reformë të re zgjedhore. Pa filluar “pushimet e verës” duhet medoemos që Berisha ta shtojë presionin tek faktori ndërkombëtar që qeveria të pranojë të shpallë një datë për mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore pa kufizime se kush nga opozita duhet te marrë pjesë në të. Koha nuk pret. Sa më shpejt të mblidhet ky komision aq më shpejt do të fillojë puna teknikisht e domosdoshme për votën e diasporës, me pyetjet kush do t’i hartojë listat e zgjedhësve në diasporë, ku dhe si do të votojnë ata, kush do t’i numërojë votat e emigrantëve jashtë? Opozita ka interes me këtë rast të krijojë seksione te saja në vendet ku do të ketë votues nga diaspora.

Opozita të propozojë pa humbur më shumë kohë ndryshimin kryesor që ajo e gjykon të domosdoshëm në reformën në drejtësi e cila sipas saj ka dështuar. Janë të panumërta kritikat e opozitës ndaj sistemit të drejtësisë i dale nga reforma e 2016. Ka ardhur tani koha e propozimeve konkrete siç mund te ishte për shembull vetingu mbi bazën e performancës. A meritojnë për shembull te vazhdojnë te punojnë për drejtësinë ata prokurore qe varrosen hetimet mbi korrupsionin e mundshëm te ish zëvendës Kryeministrit Arben Ahmetajt ne dosjen e inceneratorëve? Opinioni publik prek kohesh po shfaq shenja pakënaqësie se kjo drejtësia e re nuk po ju sjell ndonjë gjë të re ne luftën kundra krimit dhe korrupsionit ne nivelet me te larta politike, por njëkohësisht nuk duhet neglizhuar padurimi qe mund te ketë opinion publik ndaj alternatives qe duhet te shpalle opozita për reformimin me masa konkrete të sistemit aktual te drejtësisë.

Në më pas se dy vjet nga zgjedhjet e ardhshme legjislative pa marrë parasysh skenarin e zgjedhjeve të parakohshme, ende nuk po asistojmë ne një doktrinë programore të Opozitës. Opinionit publik deri më tani i janë servirur më shume manovrat se si një grup në PD do të triumfojë mbi rivalet e grupit tjetër, por asgjë nuk u është servirur qytetarëve për sa i përket programit me masa konkrete që jeta e tyre të ndryshojë dhe emigracioni në masë të përfundojë. Nëse këto tre hapa konkrete nuk hidhen sa më shpejt nga opozita reale, zgjedhjet e parakohshme që mund të shpalleshin nga Rama pa pritur e pa kuptuar, do t’i sillnin atij një avantazh të konsiderueshëm politik. Rifutja në garë para kohe do ta kapte kështu opozitën totalisht të papërgatitur, me një sistem zgjedhor të pa reformuar, me një sistem drejtësie të politizuar ne shërbim të mazhorancës, dhe pa një alternativë konkrete sociale dhe ekonomike për ata shqiptarët.

Read more

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Të Lidhura

nga 27
09:59 | 28/04/2026
0

Sulmet izraelite vranë 4 persona dhe plagosën mbi 50 të tjerë, përfshirë tre fëmijë, në sulmet izraelite në Libanin jugor,...

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

nga 27
09:35 | 28/04/2026
0

Nga Lutfi Dervishi    Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 euro kilogramin u prit...

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

nga 27
08:49 | 28/04/2026
0

Parisi do të jetë sonte epiqendra e futbollit evropian, teksa PSG pret Bayern Munich në aktin e parë të gjysmëfinales...

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

nga 27
08:33 | 28/04/2026
0

Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gjeti rritje domethënëse të korrupsionit me lejet e ndërtimit në Shqipëri....

Para
Rejkjaviku rrezikohet nga shpërthimi i vullkanit Fagrandalsfjatl –

Rejkjaviku rrezikohet nga shpërthimi i vullkanit Fagrandalsfjatl -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

09:59 | 28/04/2026
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

09:35 | 28/04/2026
Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

08:49 | 28/04/2026
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

08:33 | 28/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:29 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –
  • Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –
  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –
  • Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com