Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin e tyre dhe shtypën butonin.
Tea, Kiara dhe Valbona nuk mundën dot ta mbanin të shtypur butonin, për pasojë u skualifikuan nga loja.
Pjesa tjetër e banorëve po qëndrojnë në pozicionet e tyre, me shpresën se do durojnë sa më gjatë. Luizi u shpreh se dëshira e tij është që të thyejë rekordin botëror prej 14 orësh.
Deri më tani kanë kaluar dy orë nga kjo sfidë dhe banorët kanë shfaqur shenja lodhjeje.
Orët në vijim do të tregojnë se cili banor tjetër do të heqë dorë nga loja dhe nga çmimi 2 mijë e 500 euro dhe se kush do e fitojë atë.