Një kamarier është plagosur sot në plazhin e Tales. Burime bëjnë me dije se kamarieri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende është është konfliktuar me dy djem pushues për lekët e shezllonit, në plazhin e Tales, pasi po mblidhte lekët e shezllonëve.
Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës ku pas marrjes së mjekimit, është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep dëshminë.
Pritet të zbardhen detaje, pasi policia të dalë me një deklaratë zyrtare.