Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, e ka cilësauar dëshirën e presidentit francez Emmanuel Macron për një dialog me Rusinë që synon t’i japë fund luftës si një humbje kohe.
“Do të jetë një dialog i dështuar. Në fakt Macron po humb kohën e tij. Unë kam arritur në përfundimin se ne nuk jemi në gjendje të ndryshojmë pozicionin e Rusisë”, tha Zelensky, në përgjigje të komentit të Macron se konflikti në Ukrainë duhet të përfundojë përmes negociatave.
“Nëse rusët kanë vendosur të ëndërrojnë për perandorinë e vjetër sovjetike, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. U takon atyre të vendosin nëse do të jenë pro ose kundër bashkëpunimit me komunitetin e shteteve mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky hodhi poshtë argumentin se ishin sanksionet perëndimore që e shtynë homologun e tij rus Vladimir Putin në izolim ndërkombëtar. “Përkundrazi, ishte vendimi i tij për të shkuar në luftë që e mënjanoi Putinin”, u shpreh ai.
Qeveria ukrainase ka vendosur sanksione të reja ndaj sektorit financiar të Rusisë në një përpjekje për të dobësuar ekonominë e Moskës gjatë kohës së luftës. Kështu, jo vetëm përfaqësuesit e sistemit bankar në Rusi, por edhe Bursa e Moskës janë tashmë subjekt i masave ndëshkuese të Kievit.
“Sot shteti ynë ndërmori një hap të ri sanksionesh kundër të gjithë atyre që nxisin agresionin rus”, tha Zelensky.