Një aktor i njohur italian është arrestuar një ditë më parë, pasi është kapur duke blerë drogë të llojit kokainë nga një shqiptar 32-vjeçar, i cili ishte edhe shpërndarësi i VIP-ave.
Roberto Brunetti i njohur edhe si “Er Patata” është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nën akuzën për blerje dhe shpërndarje droge.
Pas ndalimit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e aktorit italian, ku i ka gjetur një sasi droge të llojeve të ndryshme. Nga ana tjetër, shqiptari që shiste drogën është në burg.