Plotësohet kuota e Greqisë, Policia Kufitare apel: Mos vijoni udhëtimin për sot

Lexo edhe

Greqia vijon të aplikojë kuotën e kalimit të qytetarëve nga Kapshtica dhe Kakavija e cila do të jetë në fuqi të paktën deri më 15 shtator.

Policia Kufitare ka bërë me dije se sot në mesditë është plotësuar kuota dhe apelon që të tjerët qytetarë që kanë planifikuar të udhëtojnë për sot drejt Greqisë nga Kapshtica mos vijojnë pasi për sot policia greke e ka pezulluar punën.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *