Bashkia e Rrogozhinës investon në rrugë lulishte dhe pastrimin e sistemimin e plazhit
Plazhi i Spillesë e hap ndryshe këtë vit sezonin e ri turistik. Pushuesit do të shijojnë këtë verë një pamje krejt të re të plazhit të Spillesë. Bashkia e Rrogozhinës, ka investuar në përmirësimin e rrugëve, në lulishte, por edhe në pastrimin dhe sistemimin e këtij plazhi.
Plazhi i Sillesë është i preferuar dhe frekuentohet nga pushues që vijnë nga shumë vende të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Është një ndër plazhet më të bukura në Shqipëri. Rregullimi i plazhit të Spillesë ishte një ndër premtimet elektorale të kryebashkiakut, Beqir Nuredini.