Platforma nuk punon, Lali Eri jep 113 MLN lekë për pagesat online – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Platforma nuk punon, Lali Eri jep 113 MLN lekë për pagesat online –

17:24 | 07/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Skandal me pagesat online të parkimit në kryeqytet. Tenderi me objekt “Zhvillmi i Platformës për Metodat Alternative të Pagesave të Parkimit” rezulton që të ketë çuar 113 milionë lekë në arkën e një kompanie private, ndërsa sistemi nuk është vënë në funksion. Nuk është përfunduar procesi mbi implementimin e platformës.

Ky është një nga mashtrimet tipike të Erion Veliajt, kur punët publike nuk kryhen, ndërsa tenderët pasurojnë individë të paracaktuar.

Tenderi pa garë

Tenderi është zhvilluar më 26 korrik 2022 dhe kontrata me fituesin është firmosur në 2 gusht 2022. Sipas dokumentit, platforma duhet të ishte në punë në 2 shkurt 2023, por deri tani ky sistem është vetëm në letra.

Tenderi është dizajnuar të fitohet nga Erton Graceni, pronari i kompanisë INET ALBANIA. Fondi limit që kishte vënë Lali Eri ishte në vlerën 10,756,666 (dhjetë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH. Nuk argumentohet në dokumentet e tenderit se si është nxjerrë kjo vlerë, por zhvillimi i procedurës së prokurimit me shkeljeve paralajmëronte një skandal që i kanoset fondit.

Tenderi është dhënë pa konkurrencë dhe është zhvilluar me vetëm një kompani. Duke parë këto rrethana, Open Data Albania e ka vlerësuar në atë kohë tenderin me “Flamur të kuq”, duke dhënë alarmin se ka risk korrupsioni.

Çfarë pritej nga platforma?
Ky shqetësim do të rezultonte i vërtetë, sepse ende sot projekti nuk ka sjellë produktin për qytetarët. Objektivi i këtij projekti ishte të zhvillonte dhe implementonte një sistem software, i cili menaxhon në mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe të besueshme procesin e parkimit të rezervuar me pagesë në qytetin e Tiranës. Përmes këtij projekti synohej krijimi i një sistemi të unifikuar software, me platformë web dhe një aplikacion mobile, në pronësi të Tirana Parking, i cili do të ofronte informacion rreth shërbimeve të Tirana Parking, mundësonte mënyra shtesë pagese për qytetarët si dhe ndërveprimin me bankat.

Platforma web do të ishte e hapur për t’u ndërlidhur, jo vetëm me operatorët e telekomunikacionit, por gjithashtu për të ofruar mundësinë e pagesave nëpërmjet aplikacioneve online banking dhe platforma të tjera të pagesave. Aplikacioni mobile do të shërbente, jo vetëm si një mundësi për të kryer pagesën e
parkimit, por gjithashtu do të ofronte informacione dhe do të mundësojë Tirana Parking t’u dërgonte komunikime të ndryshme qytetarëve.

Kjo platformë do të ishte e hostuar në serverat e Tirana Parking dhe do të mirëmbahej për 2 vjet nga kompania fituese.

Zhvillimi dhe Implementimi i Platformës web “Tirana Parking” nëse do të ndodhte, do t’i hapte punë kësaj ndërmarrjeje të Lali Erit, pasi do të kontrolloheshin hyrjet e parave të paguara nga qytetarët dhe do të dilnin menjëherë të dokumentuara përvetësimet e mundshme të të ardhurave. Po ashtu, as kompanitë celulare nuk janë të prirura të kontrollohen, sepse duan të faturojnë në bashkëpunim me Tirana Parking aq sa u dëshirojnë ato vetë.

Kështu moduli API për SMS për konsumimin e shërbimit nga operatoret telefonikë, i parashikuar të aplikohej, do të nxirrte zbuluar mashtrimet e kompanive celulare.

Po ashtu, moduli për kontrollin e mjetit nga inspektorët do të dokumentonte punën e personelit në terren.

“Pasi të gjithë modulet e sistemit të jenë testuar dhe çdo gjë te jetë në rregull, do të bëhet marrja në dorëzim e sistemit. Në marrjen në dorëzim do të përfshihen kodi burim, të gjithë komponentët e tjerë software, dokumentimi i konfigurimeve përkatëse, etj.”, përcaktohet në kontratë. Jo vetëm që nuk është testuar asgjë, por deri tani nuk kemi në funksion platformën.

“Nuk është zbatuar afati i zbatimit të kontratës nga ku data e lidhjes së kontratës është data 02.08.2022 dhe sipas kushteve të kontratës, duhej që shërbimi të ishte implementuar që me datë 02.02.2023 dhe të ishte në përdorim nga qytetarët”, rezulton nga një auditim i kryer në korrik 2023.

Nga sqarimi i marrë nga Tirana Parking, nga verifikimi i kryer, rezultoi që aplikacioni mobile ishte i krijuar pjesërisht, por që pengesat ishin krijuar gjatë krijimit të modaliteteve për pagesat.

Për ta mbyllur skandalin është përgatitur një shkresë e quajtur “Memo” me Nr. Prot 330/2, datë 03.02.2023, me lëndë “Propozim për shtyrjen e kalimit online të metodës alternative të pagesës” me anë të cilit janë paraqitur arsyet teknike dhe ligjore dhe kushtet që duhen plotësuar nga Tirana Parking në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë për të kryer lançimin online të platformës.

Pse Tirana parking e ka “sabotuar” këtë platformë?

Ndërmarrja e Lali Erit është krejtësisht jashtë kontrollit. Këtë e tregon menaxhimi dhe mirëmbajtja e Sistemeve IT. Nga informacioni dokumentar dhe verbal i vënë në dispozicion rezulton se “Tirana Parking” nuk disponon dhomë të mirëfilltë serverash, aktualisht rack-u me rrjetin e fibrës optike, rrjetin e brendshëm ethernet, switchet, UPS, servera është i vendosur në magazinën e jashtme të institucionit. Pra, në vend që të ndërtohej një dhomë serverësh, paratë kanë vajtur për projekt fantazmë që dihej se nuk do të funksiononte.

Tirana Parking ka server që është hostuar platforma e Kartës së Rezidentit, e cili aksesohet në linkun https://rezidenti.tirana.al, i cili nuk funksionon për qytetarët.

Platforma e SMS Payment – Parkimit me Sms, është pjesë e një kontrate tripalëshe midis Bashkisë Tiranë, Operatorëve telefonikë Vodafone dhe One dhe “Tirana Parking”; Ky është një sistem i cili ka marrë shumë kritika e ankesa nga qytetarët.

Website dhe Social Media, faqe web zyrtare të Tirana Parking mund të aksesohen në linkun: https://tiranaparking.al e cila është e hostuar në Bashkinë Tiranë, ku nuk mund të marrësh ndonjë shërbim.

Në sheshet e parkimeve, në të cilat ekzistojnë abonimet mujore për qytetarët, këto të fundit nuk ishin të pajisura me karta aksesi, por dalja e tyre dhe hapja e traut kryhej nga inspektori i shesheve me anë të komandës “manual opening”, duke sjellë vështirësi në menaxhimin dhe kontrollin e inspektorëve mbi realizimin e detyrave përkatëse.

Dy sheshet e parkimit, sheshi i parkimit “Garda e Republikës së Shqipërisë” dhe sheshi i parkimit “Pranë Qendrës Tregtare Toptani”, nga verifikimi rezultuan se nuk janë të pajisura me sistemin e menaxhimit të parkimeve, por vetëm me anë të kasës fiskale. Gjithashtu në këto sheshe parkimi mungon vijëzimi dhe sinjalistika përkatëse duke krijuar fluks dhe radhë të makinave ku për të cilët është e vështirë të kuptohet nëse vendet e parkimit janë të zëna. Në disa raste në sheshet e parkimeve ishte e vështirë njohja e targave të automjeteve nga ana e sistemit si dhe aksesi për hyrje dalje të makinave ishte i vështirë.

Ku shkojnë të ardhurat?

Kjo kompani grumbullon të ardhura të mëdha nga qytetarët që siç tregohet, keqpërdoren në interes të Lali Erit. Kështu, për vitin 2022, aktivet në akt rakordimin me Thesarin e Shtetit, për vitin 2022, rezultojnë në vlerën 289,438,865 lekë.

Të dhënat e Bashkisë Tiranë, në projektbuxhetin 2024-2026, të publikuar së fundmi, parashikohet që të ardhurat nga ky shërbim të arrijnë në 602 milionë lekë, ose 6 milionë euro. Që nga viti 2018 deri në 2022, banorët e Tiranës që kanë automjete, apo dhe të tjerë që vijnë nga rrethet kanë paguar rreth 22 milionë euro për të parkuar vetëm në parkimet e miratuara nga bashkia. Këtu nuk përfshihen shpenzimet në parkimet private, që sa vijnë e bëhen më të shtrenjta.
Në shumë zona të Tiranës, lënia e automjetit gjithë natën kushton tashmë 800-1000 lekë, ndërsa për një orë minimumi që paguhet është 200 lekë.

Read more

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Të Lidhura

nga 27
09:40 | 16/01/2026
0

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

nga 27
09:24 | 16/01/2026
0

Lefter Maliqi me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka denoncuar gjendjen e lagjeve në Kuçovë, duke i cilësuar...

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

nga 27
09:14 | 16/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit e...

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

nga 27
08:38 | 16/01/2026
0

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Para
Tërmet vdekjeprurës në Afganistan, dyshohet për qindra viktima –

Tërmet vdekjeprurës në Afganistan, dyshohet për qindra viktima -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

09:40 | 16/01/2026
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:24 | 16/01/2026
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

09:14 | 16/01/2026
Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

08:38 | 16/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:28 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –
  • Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve
  • Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –
  • Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –
  • Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –
  • Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com