Dy persona janë përfshirë në një sherr këtë të martë në Dibër. Sipas bluve, konflikti ka agravuar dhe 24-vjeçari me iniciale D.K ka sulmuar me sende të forta A.S. Mësohet se ky i fundit po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zagrad, Dibër. Ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.