Plas sherri mes kolegësh, Salsano Rrapi del kundër Veleshnjas: Për të gjithë ata aktor…

Duhet të lëçisni

Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e...

Kurti në konferencë me Macron: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë konferencës për mediat...

Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë...

Ditën e sotme teksa ishte duke folur për banalitetin në art dhe krijimtarinë në emisionin “Shqipëria Live”, Rezart Veleshnja bëri një deklaratë të fortë për kolegun e tij, Aleks Seitaj. Ai tha se një nga paroditë e Aleksit nuk duhet dëgjuar nga adoleshentët. Përveç kësaj Rezarti u shpreh se përmes kësaj parodie Aleksi tregon se është homoseksual.

“Në anglisht nuk do e kenë për turp këta sepse fëmijët e hapin në Youtube, gjë që e ka bërë ai djali. Njeriu pëson trauma, pëson gjëra. Ai në atë këngë tregon që është homoseksual. Unë kam shok gay, i pranoj. Tani që ne i pranuam këta tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vetë, nuk është e nevojshme të ma thuash këtë gjë”, tha Rezarti.

Aleksi nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe i ka dhënë kolegut të tij një përgjigje publikisht. Aktori i humorit tregon se në fakt parodinë në fjalë ai e ka bërë për të gjithë personat që jetojnë jashtë shtetit dhe askush nuk ka pasur akses në të nën moshën 18 vjeç, shkruan iconstyle. Aleksi thotë se parodia nuk ka lidhje me seksualitetin e tij, sepse ai ka qenë nën petkun e personazhit, ose në të kundërtën do të thotë se edhe Rezarti është homoseksual përderisa ka luajtur role femrash.

“E dyta më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dal në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Alex atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe kur Rezi ka dalë dhe ka luajtur personazhe grash dhe ka flirtuar në skenë me aktor të tjerë do të thotë që ka ndonjë gjë në jetën e tij personale? Absolutisht jo! Por mesa duket kur e bëj unë na paska. Kjo është shumë profesioanle për të thënë.

Unë këtë këngë e ka postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ata shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq. Unë se kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi. Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë. Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë. Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, shprehet Aleks.

Pas kësaj shumë personazhe i dolën në mbrojtje aktorit të humorit, mes tyre edhe kolegu i tij e i Rezartit, Salsano Rrapi. Ky i fundit ka zgjedhur të mbajë anën e Aleksit në këtë debat dhe madje ka hedhur thumba për Rezartin. Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij në “Portokalli” ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e...

Kurti në konferencë me Macron: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë konferencës për mediat...

Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë...

Dy artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës, me të cilën Opera e Triestet hap sezonin

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën! Alfabeti i kuptueshëm për të...