• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Plas” në PS/ Braçe sulmon hapur Taulant Ballën: I ligë!

14:48 | 30/11/2022
në Shqiperi
0

Lexo edhe

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Deputeti Socialist Erion Braçe ka sulmuar hapur kreun e grupit të PS, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin. Ai shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

Braçe ironizon Ballën duke theksuar se qëndrimi i tij paska ardhur pasi ka zbuluar se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri dhe ligësi.

Kujtojmë se Braçe prej disa kohësh është kthyer në zërin më kritik mes socialistëve duke dalë hapur kundër qëndrimeve të qeverisë për çështje të caktuara, aq sa ka pranuar dhe njëherë tjetër se është momenti që të kërkojë një punë të re.

Lexo edhe: Festa e Pavarësisë në Londër, gazetari:Keq situata, kemi marrë fund

Deklarata e Braçes:

Mirë që jeni me tregtarët po me bujqit çfarë keni?! Prej qershorit të këtij viti kam paraqitur në Kuvend një amendim në ligj i cili vendos rregull në treg; garanton bujqit për paratë e mallit të tyre. Janë miliona euro që grumbulluesit prej 6-9-12 muajs e më shumë nuk ua paguajnë bujqve; kanë blerë produkte te bujqit dhe prej kaq kohësh nuk u japin paratë! Mendoni një bujk që ka punuar nga 4-5 muaj në ciklin më të shkurtër, deri në 9-12 muaj në ciklin më të gjatë, për pasur prodhimin prej tij të ardhurat, e kanë shitur produktin dhe, kanë më shumë se një vit që nuk marrin paratë! Kam propozuar një afat 50 ditor për të paguar paratë te bujku.

Në ligj sot ne kemi veç një afat për të mbrojtur tregtarët, marrëdhëniet mes tyre, asgjë për bujkun në raport me tregarin. Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar; 5 javë më parë propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisionet e seancës plenare; Por përsëri u bllokua në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!

Pra, pa asnjë efekt mbi buxhetin e shtetit, të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenka kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste?! Ky qoftë! Të enjten, urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; një urdhër që reflekton padije-padituri, ligësi, smirë, qe gëlojnë mes atyre që urdhrin e kanë instrument fuqie, pushteti. Ka bllokuar prej muajsh një rregullim që ndihmon e garanton bujqit të marrin paratë e punës dhe mundit të tyre; tërësisht në mënyrë të paligjshme.

Në këtë pikë një pyetje kam: Çfarë duhet të bëjë një deputet për të bërë punën e tij, të mbrojë punëtorët e sektorit më të gjerë të ekonomisë kombëtare, bujqësisë? Ua them vetë: Duhet të kërkojë punë tjetër! Ajër!

Të Lidhura

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

nga 27
21:45 | 04/02/2023
0

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës. Sipas të dhënave, 184 persona janë aksidentuar në...

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

nga 27
21:37 | 04/02/2023
0

Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i...

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

nga 27
21:09 | 04/02/2023
0

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse...

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

nga 27
20:55 | 04/02/2023
0

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora, pasditen e sotme, është shoqëruar edhe me një erë të fortë. Policia lokale...

Para
Ambasada e SHBA nxjerr videon:Kombi nuk përballon asnjë sfidë vetëm –

Ambasada e SHBA nxjerr videon:Kombi nuk përballon asnjë sfidë vetëm -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Del Luiz frikacaku’, Olta dhe Amos bëjnë humor në shtëpi –

‘Del Luiz frikacaku’, Olta dhe Amos bëjnë humor në shtëpi –

21:33 | 05/02/2023
Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

21:11 | 05/02/2023
Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

21:01 | 05/02/2023
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Ramën e kishte mik –

20:39 | 05/02/2023

Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –

20:27 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Del Luiz frikacaku’, Olta dhe Amos bëjnë humor në shtëpi –
  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –
  • Ramën e kishte mik –
  • Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –
  • Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Del Luiz frikacaku’, Olta dhe Amos bëjnë humor në shtëpi –
  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com