• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e Aleksandër Sadikajt: Plani u bë nga vëllezërit Papa

20:45 | 08/03/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Lexo edhe

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Nëna e Aleksandër Sadikajt ka rrëfyer se djali i saj, para se të vritej kishte qëndruar në hotelin “Blu Sky” në Sarandë, në pronësi të Edmond Papës, i cili u vra më vonë në Tiranë, duke shtuar dyshimet se familja Papa kishte gisht në ekzekutimin mafioz të 27-vjeçarit. Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka publikuar detaje nga dëshmia e dhënë së fundmi në polici nga nëna e Sadikajt, e cila ka pohuar se vetëm disa ditë para se të vritej, djali i saj ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë, në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të tij, Kristo Qirici.

Sipas informacioneve që ka dhënë nëna e Sadikajt, djali i saj nuk ka qenë i vetëm në këtë hotel, por ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, që i ka identifikuar si Ledjani dhe Xhoni. Në dosje bëhet e ditur se Ledjani rezulton se e ka këshilluar Sadikajn që makinën e tij tip Golf të bardhë ta çonte në fshatin Kurjan në Fier, te magazinat e dajës së Edmond Papës. Kjo sipas nënës së tij, me qëllimin për ta rregulluar pas një defekti teknik që kishte automjeti, por dyshimet janë që aty është vënë eksplozivi.

Pjesë nga dosja hetimore

Më datë 9 Janar 2023, në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë është paraqitur nëna e viktimës, shtetesja me inicialet S. K, e cila ka deklaruar se: “Djali im Aleksandër Sadikaj dy apo tre ditë para se të nisej për në Tiranë, ka qëndruar së bashku me disa shokë të tij në hotel ‘Blue Sky’ Sarandë, në pronësi të vëllezërve Kristo Qirici dhe Edmond Papa. Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa. Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte. Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë. Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura. Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani. Xhino më ka pohuar që vëllezërit Papa dhe Ledjani, mbajnë armë zjarri dhe lëndë eksplozive në ambjentet e Hotel ‘Blu Sky’, në Sarandë. Dyshoj se vrasja e djalit është organizuar nga vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qiriqi, alias Jetmir Hoxha, në bashkëpumim me Ledjanin.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari ishte skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Por, vetë Fatmir Sadikaj, babai i 27-vjeçarit ka treguar se djali i tij ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën dhe dy persona të tjerë. Në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.

Shkak për konfliktin, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin. Ndërsa Papa dyshohet të jetë vrarë në shenjë hakmarrjeje për Sadikajn. Albano Velo dhe Andrew Bode, të afërt me Sadikajn, kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja. Velo është vënë në pranga bashkë, por ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.

Të Lidhura

Vetëplagoset me armë zjarri 59 vjeçari nga Delvina –

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

nga 27
19:56 | 29/03/2023
0

Pas vrasjes së dyfishtë në Kavajë, një tjetër person ka gjetur vdekjen në një qytet tjetër të Shqipërisë. Bëhet fjalë...

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

nga 27
19:40 | 28/03/2023
0

Sali Berisha në Kuçovë ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë, Lefter Maliqin. Berisha tha se maxhoranca vetëm vjedh në...

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Para
Më le në nominim me … –

Më le në nominim me ... -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alonso favorit për të fituar në Australi –

Alonso favorit për të fituar në Australi –

12:25 | 30/03/2023
Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal tenderin 4.5 MLD lekë –

Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal tenderin 4.5 MLD lekë –

12:19 | 30/03/2023
Shqipëria, FSHF konfirmon dy miqësoret e muajit prill –

Shqipëria, FSHF konfirmon dy miqësoret e muajit prill –

12:17 | 30/03/2023
Makina përplas këmbësoren te vijat e bardha në Lushnjë (Emrat) –

EMRAT/ Kush është burri që theri me thikë gruan në Tepelenë –

12:09 | 30/03/2023
Ishte deklarim, jo vendimmarrje –

Ishte deklarim, jo vendimmarrje –

12:05 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Alonso favorit për të fituar në Australi –
  • Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal tenderin 4.5 MLD lekë –
  • Shqipëria, FSHF konfirmon dy miqësoret e muajit prill –
  • EMRAT/ Kush është burri që theri me thikë gruan në Tepelenë –
  • Ishte deklarim, jo vendimmarrje –
  • Premtimet e Ramës nuk e shmangin humbjen e tij –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alonso favorit për të fituar në Australi –
  • Një “kafe” nga Çuçi për Kastratin, i fal tenderin 4.5 MLD lekë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com