Një nga të arrestuarit nga grupi kriminal ditën e sotme në Durrës, është edhe Ilirjan Feçi një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Lezhë, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale.
Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laçi për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.
Ilirjan Feçi ishte pjesë për vrasje kriminale me grupin e vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, që tentuan të vrasin Rrumin e Shijakut, Pëllumb Muharremin. Po ashtu emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin.