Një 27-vjeçar në fshatin Porodinë të Korçës është plagosur rëndë në këmbë ndërsa punonte arën me një mjet tip zetor. I riu me iniciale A. M. dyshohet se është plagosur nga freza e mjetit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 ndërsa 27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.