Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Malësi të Madhe gjatë orëve të pasdites.
Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Kamicë. Fatmirësisht i plagosuri me inicialet Y.B. është jashtë rrezikut për jetën sipas informacioneve nga spitali i Shkodrës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht raportohet se shkak është bërë një konfikt i çastit.