Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka dhënë një deklaratë interesante rreth asaj se cili është “gabimi” më i madh për të cilin ai ndihet edhe fajtor.
Në një intervistë për mediat ai ka thënë se gabimi i tij më i madh në jetën e tij si programues kompjuterësh ka qenë kombinimi në tastierë i Ctrl+alt+Del.
Bëhet fjalë për komandën CTRL+ALT+DEL, e përdorur në sistemin windows për të hapur dhe mbyllur kompjuterin, apo për të hyrë tek Task Manager në momentin kur një program i caktuar bllokohet.
“Ne mund të kishim një buton të vetëm, por djali që bëri dizajnin e tastierës IBM nuk donte të na jepte një buton të vetëm”, ka thënë Gates.
/Telegrafi/