Turqia ka ndaluar duhanpirjen në publik pasi sipas autoriteteve shëndetësore ulja e maskës për të pirë duhan ndihmon përhapjen e COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme nëpërmjet një deklarate ku u shpreh se ndalimi i duhanit synon të sigurojë që njërëzit t’i respektojnë rregullat për të mbajtur maskat siç duhet në ambiente të hapura.
Ata gjithashtu thanë se “Në vëzhgimin tonë, ata që e ulin më shumë poshtë maskën janë duhanpirësit”.
Ndërkohë, autoritetet u shprehën se duke ndaluar pirjen e duhanit ata gjithashtu kanë eleminuar grmbullimet e njerëzve në vendet e caktuar për të konsumuar duhan.
Kujtojmë se vetëm brenda 24 orëve janë regjistruar 2,693 raste të reja me koronavirus dhe gjithashtu kanë humbur jetën 86 persona.