Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka vendosur dy ditë më parë, të pezullojë nga detyra kreun e policisë së Lezhës, Dritan Lena. Pezullimi i tij nga detyra ka ndodhur një ditë para se të vritet në Lezhë efektivi i FNSH, kështu që nuk duket të ketë lidhje me këtë ngjarje. Vendimi i kreut të policisë së shtetit për pezullimin e Dritan Lenës, është arsyetuar me rezultatet e policisë në Lezhë ku theksohet se ka pasur menaxhim të dobët të sitatave në këtë qark.