Pezullohet nga detyra drejtori i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër,Tonin Marku.
Pezullimi i tij vjen për shkak se ai ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore gjatë orarit të punës.
“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit.
Urdhri është firmosur sot dhe hyn në fuqi menjëherë