12 subjektet guroret në Krujë janë pezulluar pasi shfrytëzonin pa kriter në këtë zonë. Gjithashtu 12 guroret janë gjobitur nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë secila.
Ministri i mjedisit bën me dije se Task forca që ka monitoruar zbatimin e lejeve mjedisore, ka evidentuar shkelje të rënda, dhe vlerëson se rikuperimi do të kërkojë shumë kohë dhe financime. Ministria e Brendshme ka verifikuar edhe përdorimin e lëndëve plasëse në këtë zonë të populluar.
Për kompanitë të cilat ushtronin aktivitetin në zonën e malit të Krujës, është propozuar nga Ministria e Energjitikës një pozicion tjetër për të vazhduar aktivitetin.