Peza dhe Postriba – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peza dhe Postriba

19:34 | 18/09/2016
në Shqiperi
0

Peza e Postriba, janë dy katunde të Shqipërisë që identifikohen me dy ngjarje shumë të rëndësishme në historinë e këtij vendi. E para, për Konferencën e Pezës të 16 shtatorit të vitit 1942 dhe e dyta, për Kryengritjen e Postribës më 9 shtator 1946. Ngjarja e Pezës revokon vlerat e komunizimit, ndërsa ajo e  Postribës të kundërtën, vlerat e antikomunizimit.

peza3Këtë 16 shtator mbushen 74 vjet, nga dita kur në Pezë u zhvillua konferenca që bashkoi gjithë faktorin politik shqiptar në luftë kundër pushtuesit fashist. Ndërsa një javë më parë, më 9 shtator u mbushën 70 vjet, nga dita kur populli i Postribës dhe elita e Shkodrës, u ngritën kundër regjimit komunist që kishte nisur persekutimin ndaj kundërshtarëve të regjimit, i përqendruar kryesisht në veri të vendit.

Të dyja këto ngjarje të rëndësishme u përkujtuan, por me një dallim shumë të madh. Në Pezë zbarkoi gjithë qeveria për të shoqëruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës në festën përkujtimore të Konferencës së Pezës. Ndërsa në Postribë i vetmi autoritet i shtetit që ishte i pranishëm në atë ngjarje përkujtimore, ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. 27.al sjell detaje të mënyrës se si u përkujtuan dy ngjarjet.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

postribe-monument

“Peza Komuniste e yllit partizan”

Të rinjtë janë gjithmonë gati për festë dhe nuk iu bëhet shumë vonë se për çfarë mblidhen të festojnë. Ata ishin edhe dje në festën e Pezës, megjithëse as ia kanë idenë se çfarë është Konferenca e Pezës. Aq më pak e dinë se ku është Postriba dhe çfarë është kryengritja e Postribës. Festa e Pezës është kthyer tashmë në traditë, prej kohës kur kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama. Sipas traditës paradite janë veteranët që e zaptojnë shtëpinë e Babë Myslimit, ndërsa në darkë vijnë të rinjtë që harbojnë me muzikë, e cila zakonisht fillon me këngën “Peza komuniste e yllit partizan”, e më pas vazhdon me këngë e valle popullore, muzikë rrok dhe mbyllet si zakonisht me tallava.

peza5Paradite në Pezë u shfaqën krerët e shtetit, por binte në sy mungesa e kryeministrit Rama. Në vend të tij ishte zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, i cili përmes fjalimit të tij revokoi edhe njëherë luftën heroike dhe rolin e madh të Konferencës së Pezës në fitoren e Shqipërisë mbi fashizmin. Ishte edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, i cili ndjek traditën e parardhësit të tij në bashki, Edi Rama. Nuk mungojnë asnjë herë në këtë festë veteranët që mbajnë në duar portrete të mëdha të diktatorit Enver Hoxha. Veçse kësaj rradhe, ishte po aq i madh edhe portreti i Mehmet Shehut.

Postriba antikomuniste

Pak ditë më parë, 27.al ka publikuar një dokument që vërteton terrorin e diktatorëve Enver Hoxha e Mehmet Shehu, ndaj veriut të Shqipërisë. Është dokument zyrtar i kohës së komunizmit përbetimi i Mehmet Shehut: “Kur të shkojmë në Veri nuk do lëmë shtëpi e njeri në këmbë”. Në fakt, ashtu ndodhi. Terrori komunist mbi popullsinë e veriut të Shqipërisë, kryesisht në vitet 1944-1946 është i pashembullt. Në këtë histori përfshihet edhe Kryengritja e Postribës.  Më 9 shator atje u ngrit kundër regjimit popullsia e kësaj zone e mbështetur nga elita e qytetit të Shkodrës. Kryengritja u shtyp nga regjimi duke shkaktuar dhjetra të vrarë dhe një persekutim të krejt zonës për 43 vitet që vijuan nën këtë regjim diktatorial.

postribaMë 9 shtator, vetëm dy javë më parë, u përkujtua 70-vjetori i kësaj kryengritje. Në atë festë u shfaqën disa pasardhës të atyre që u vranë në kryengritjen e Postribës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk kishte në krah, as Niko Peleshin, as  ndonjë ministër të qeverisë, por as ndonjë drejtues të PD-së, madje asnjë deputet të kësaj partie. Kështu u vlerësua kryengritja e Postribës, edhe pse ishte 70-vjetori i kësaj ngjarje. Fjalimi i Voltana Ademit nisi me retorikën e përhershme: “Martirët e kryengritjes së Postribës sakrifikuan jetën e tyre për lirinë… ata bënë një hap të madh në rrugën drejt demokracisë që sot është më e rrezikuar se kurrë për shkak të lirisë së votës” dhe hidhet drejt e në Dibër, për t’i bërë thirrje dibranëve të votojnë Partinë Demokratike. Ja kështu u përkujtua kryengritja e Postribës.

Etiketa: 27.alBabë Myslimienver hoxhaKonferenca e PezësKryengritja e PostribësMehmet ShehuPeza KomunistePostriba antikomunisteylli partizan

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Si të zhdukni rrathët poshtë syve

Si të zhdukni rrathët poshtë syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

20:32 | 03/04/2026
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

20:20 | 03/04/2026
16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

19:40 | 03/04/2026
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

19:22 | 03/04/2026
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

19:09 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –
  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –
  • Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –
  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com