Kafshatë e shijshme që nuk do ta harroni, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
2 kungullesha të mëdha
2 vezë
2 qepë të reja
250 g miell
pak djathë të grirë në rende
kripë
piper
majdanoz sipas shijes
pak pluhur për ëmbëlsira
Përgatitja:
Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.
Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.
Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.
Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.
Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.
Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt.
/Telegrafi/