Reporteri kryesor politik i tabloidit gjerman Bild, Peter Tiede, ka postuar në Twitter linkun e artikullit të tij të bujshëm me përgjimet për blerjen e votave në Shqipëri.
Tiede e ka bërë postimin në gjuhën shqipe, duke ftuar shqiptarët të dëgjojnë gjashtë përgjimet që provojnë se zyrtarë të PS i nënshtrohen dhe zbatojnë urdhrat që jep “drejtuesi i një klani mafioz” në këmbim të marrjes së votave.
“Dëgjoni vetë: Kështu mafia ble vota në Shqipëri @BILD_Politik #albania #Albanien: #Drogen #Mafia manipuliert Wahlen. Das zeigen Abhörprotokolle”, shkruan Tiede në Twitter.
Videot mund ti gjeni duke klikuar këtu.