Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur futbollin ditën e djeshme pasi një 17-vjeçar është ndarë nga jeta teksa po stërvitej me ekipin e tij.
Futbollist i skuadrës belge Joel Lobanzo ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Adoleshenti i cili po stërvitej me ekipin U-19 është dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk ka arritur që të jetojë.