Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku personat të maskuar dhe me armë kanë rrahur, lidhur të zotin e shtëpisë dhe më pas kanë vjedhur një banesë në Ksamil, të Sarandës.
Policia është njoftuar paraditen e sotme prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre persona të maskuar dhe armatosur, të cilët e kanë rrahur e lidhur.
Grabitësit e kanë rrahur e goditur me qytën e armës të zotin e shtëpisë dhe më tej e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.