Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë, Greqia dërgon tanket në kufirin me Shqipërinë (VIDEO) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë, Greqia dërgon tanket në kufirin me Shqipërinë (VIDEO)

09:36 | 10/11/2016
në Shqiperi
0

Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë. Prej datës 7 nëntor, Greqia ka dislokuar në kufirin me Shqipërinë tanket dhe mjetet e saj të rënda më moderne luftarake në kuadrin e një stërvitjeje të koduar “Mburojë çeliku”. balkanweb.com ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një video të përgatitur nga ushtria greke, e cila vetëm pak ditë më parë i është shpërndarë mediave të vendit fqinj ku dëgjohen qartësisht urdhrat për goditjen e “objektivave”.

Mësohet se bëhet fjalë pikërisht për stërvitjen e Brigadës së Tetë Sulmuese të ushtrisë greke, në përbërje të së cilës janë efektivët më elitarë të këmbësorisë. Për këtë stërvitje ushtarake bie në sy fakti që gati në të gjitha mediat greke, është publikuar pothuajse i njëjti tekst njoftimi, i cili ndonëse nuk përmend në asnjë rresht Shqipërinë, nënkupton qartë një paralajmërim serioz që Athina zyrtare ka vendosur t’i bëjë Tiranës.

https://youtu.be/i7qhP6t2ieU

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Video na kujton se në çdo drejtim ushtria jonë është e pranishme në të gjithë territorin e Greqisë. Edhe aty, ku nuk ka asnjë problem të madh ushtarak, sepse nuk ka asnjë armik, por ka shumë udhëheqje sfiduese dhe miq të afërt me Ankaranë. Greqia nuk ka nevojë për të bërë një përballje ushtarake me asnjë. Por, ata që e interpretojnë durimin e Greqisë si një dobësi, është e këshillueshme që të “pushojnë” retorikën e tyre kundër Greqisë”, – citohet njoftimi zyrtar i ushtrisë greke në mediat e vendit fqinj.

mediat-greke

Paralajmërimi

Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke, Niko Kotzias që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me Çështjen Çame, duke i kujtuar asaj se nuk mund ta nënvlerësojë Greqinë, për shkak të krizës që ajo po kalon. Deklaratat e drejtpërdrejta të ministrit të jashtëm të Greqisë u bënë në një intervistë në median greke, ku ndër të tjera Kotzias nuk harroi të përmendë epërsinë ushtarake të Greqisë, ndonëse me Shqipërinë është aleate në NATO.

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, – paralajmëroi Koztias.

Pikërisht, këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së Tetë të Këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake.

Emigrantët

Kujtojmë se pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbi 100 shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar. Argumenti i përdorur ka qenë mungesa e dokumentave dhe fakti i mosdisponimit të një shume prej e pakta 100 euro në ditë për të hyrë në zonën Shengen. balkanweb.com ka siguruar edhe një foto të pasaportës së një shqiptari, ku bie në sy “damkosja” e saj me dy kryqe nga pala greke.

Në prononcime për News24, qytetarët shqiptarë të kthyer në kufi janë shprehur të irrituar për këtë qëndrim të palës greke.

“Jemi kthyer pa arsye, dokumentat i kemi të rregullta, nuk po marrim vesh asgjë. Na kthyen pa shpjegime duke na vendosur dhe nga dy kryqe në pasaportë”, – janë shprehur ata. Në fakt kthimi i shqiptarëve në kufi nga pala greke nuk është një fenomen i rrallë. Kujtojmë se më herët argumenti “klasik” që përdorte pala greke ka qenë prishja e kompjuterave që ka fiksuar në kujtesë rradhët kilometrike të emigrantëve shqiptarë që prisnin me orë të të tëra për të kaluar në tokën helene.

Rikthimi i “fshesës” greke dhe “provokimet” e saj me stërvitjet ushtarake në kufi duken se vijnë si një formë “paralajmërimi” serioz të Athinës zyrtare ndaj deklaratave të forta dhe qëndrimeve të prera të kryeministrit, Edi Rama për Çështjen Çame, Himarën dhe anullimin e Ligjit të Luftës.

/balkanweb.com/

Etiketa: balkanwebkufiritanketensioni Tiranë-Athinë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Hop këtu e hop atje, do të hyjmë në BE

Hop këtu e hop atje, do të hyjmë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com