Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym pranë Xhamisë së Namazgjasë. Nderkohe, pasi Sali Berisha u lëndua nga spray gjatë protestës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë.
Dy demokratët kanë fajësuar efektivët e policisë, lidhur me incidentin që i ndodhi Sali Berishës gjatë protestës.
“Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena”-u shpreh Boçi drejtuar policëve. “E keni të filmuar, do ta paguani shtrenjtë, sulmuat deputetët e PD. Keni hapur luftë”-u shpreh Noka.

gijotina.com/









