Përse u shkërmoq ëndërra e bukur e vitit të largët ’90? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse u shkërmoq ëndërra e bukur e vitit të largët ’90?

14:55 | 20/01/2021
në Kryesore
0

Nga Artan Fuga
—————
Falenderim Jurisë të çmimeve Kult!
—————-

Përpara dy ditësh më njoftuan se Juria e gjerë prej 158 studjuesish, intelektualësh nga fusha të ndryshme, krijuesish, i akordoi librit tim
“Shoqëria Piramidale” çmimin “Libri më i mirë studimor i vitit 2020”!

I falenderoj me mirënjohje!

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Në fakt ai është njeri nga dy librat e botimit “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Ppasurisë”, në Shqipërinë pas – totalitare, botuar nga shtëpia Botuese “Papirus”.

Jam i sinqertë. Kur kam shkruar atë libër që trajton Shqipërinë e këtyre 30 viteve të fundit, përse ajo ka ngecuar, përse braktiset nga popullsia e saj, përse varfërohet qytetari, përse nuk gjen drejtësi, përse na ka lënë te dera Bashkimi Europian e nuk e arrijmë dot, përse kjo e përse ajo, jam përgatitur të mbulohem me heshtje.

Askush nga institucionet publike nuk jep fonde kërkimi shkencor nëse arrin të prekësh këto tabu të jetës shqiptare. Më mirë bëj vjersha thonë, shkruaj për histori çfarë të duash, merru me studime përrallash dhe folklor, edhe ato shumë të rëndësishme, por neve mos na u ngatërro nëpër këmbë!!!

Mbaj një anë politike – është moda – dhe kështu nga një anë së paku do të jesh i përkrahur. Quhesh e vetëquhesh opozitar!

Kur nisesh të thuash të vërtetën tënde, fshehur në qindra fakte dhe të dhëna, syrgjynosur, shtypur, harruar, fshehur, zbukuruar si këmba e ujkut me miell dhie, nuk mjafton dija. Nuk mjafton fare! Duhet të durosh inate, harresa, vetmi, dhe gjithçka tjetër ta presësh me gëzim dhe të kërkuar nga vetë ti!

Unë e bëra punën time dhe libri është atje, një vëllim ose të dy vëllimet sëbashku, me investime financiare personale dhe të Papirusit, pa asnjë ndihmë, mbështetje, përkrahje tjetër, shtëpia botuese e bëri punën e saj, edhe Juria e nderuar e paska bërë punën e saj, ndonëse mund t’ja jepte këtë çmim, kujtdo tjetër, tani lexuesit e interesuar e kanë radhën.

O e lënë të kalbet në raftet e librarive, ose e marrin në shtëpitë e tyre, qoftë për ta lexuar, qoftë për ta shpërndarë, qoftë për ta pasur sepse kushedi në vitet që vijnë një brez i ri do të interesohet të dijë se çfarë ndodhi që shoqëria shqiptare nisi në vitin ’90 si ëndërr e një shoqërie të premtuar që do të kishte në qendër qytetarin, dhe ka mbërritur si një piramidë ku qytetarët kanë mbetur në themele varrosur, si eshtra, duke mbajtur mbi supe një peshë Piramide që e ka shkërmoqur.

Mos mendoni se piramida është e fortë si kalaja e Rozafës që ka murosur eshtrat e zonjëzës së sakrifikuar me birin e vet, Piramida pa qytetarin, e destinuar të shkërmoqur.

Secili nga Ju e ka pyetjen: Përse na dështuan ëndërrat e bukura të vitit të largët 90? Kësaj pyetje botimi ORIGJINAT… nuk i bishtnon në asnjë rresht.

Duke u përulur para vlerësimit të Jurisë, duke qenë mirënjohës shtëpisë botuese PAPIRUS, ritheksoj me sinqeritet, se ai libër nuk është bërë as për çmime, as për lekë. Prandaj me ballhapur i rithem lexuesit:

Eshtë bërë për Ju! Ne e bëmë punën tonë, bëheni punën Tuaj!

Detyra e intelektualit kjo është, e vërteta sipas tij, sinqerisht, pa dredha, jo të bërtasi në sheshe për partizanllik politik!

Mua, personalisht, më mjafton vetja ime, vetmia ime e studjuesit, as ofiqe, as poste, as brohoritje! Më mjafton secili prej jush që në heshtjen e vet, gjen sado pak përgjigje për pyetjet që i ve vetes: Përse më ka braktisur PIRAMIDA?

Kaq mund të bëja!

Faleminderit!

Etiketa: “Shoqëria piramidale”Artan FugaPërse u shkërmoq ëndërra e bukur e vitit të largët '90?

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Mitsiotakis: Rama e tha publikisht që është e drejta jonë zgjerimi me 12 milje në Jon

Mitsiotakis: Rama e tha publikisht që është e drejta jonë zgjerimi me 12 milje në Jon

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com