Përse jam në fejsbuk – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse jam në fejsbuk

08:42 | 23/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Kreshnik Osmani

Jam në fejsbuk sepse kam nevojë për ju. Jam këtu sepse ju ma përkëdhelni sedrën dhe kjo më pëlqen. Më bën të ndjehem mirë. Jam këtu sepse më pëlqen të përkëdhelem herë pas here dhe shumë prej jush e realizoni këtë edhe atëhere kur nuk e meritoj. Jam në fejsbuk sepse kam nevojë t’u them të tjerëve se unë kam shumë miq që me duan në kohërat kur askush nuk do askënd. Jam në fejsbuk sepse herë pas here kam nevojë të shes mend.
Jam në fejsbuk sepse dua të tregoj se dukem bukur kur dal në fotografi. Jam në fejsbuk për t’u treguar atyre që nuk më duan se mua nuk më plas fare për ju. Jam në fejsbuk sepse më merr malli për ndonjë mençuri të rrallë që bredh këtu në këtë rrjet me finesë që të mahnit. Jam këtu në fejsbuk sepse u tregoj atyre që duan të më bllokojnë se unë kam median time nëpërmjet të cilës komunikoj me njerëzit. Jam në fejsbuk për të folur, biseduar e komunikuar me njerëz të cilët nuk më detyrohen dhe nuk u detyrohem asgjë. Jam në fejsbuk sepse kam nevojë të mburrem diku me mbështetjen që më jepni ju. Jam këtu sepse më ndihmon shumë dashuria që marr prej këtu edhe pse nuk kam qenë ndonjë deficitar i madh dashurie në jetë. Jam në fejsbuk sepse këtu mund të fsheh pjesën më të madhe të difekteve të mia. Jam këtu sepse është shumë e vështirë që ti të shohësh anën time të errët këtu. Jam këtu sepse mendohem gjatë dhe shkruaj shkurt dhe ti mendon se unë nuk flas budallallëqe kurrë. Jam në fejsbuk sepse më pëlqejnë disa fytyra të ndritura, të urta dhe të mençura këtu.

Jam këtu sepse mësoj prej kokëmushkave dhe idealistëve që nuk pushojnë së luftuari me errësirën dhe nuk kanë frikë prej askujt. Jam në fejsbuk sepse në emër tuaj kërcënoj shumë kënd. Jam këtu sepse pa ju do të isha më pak i fuqishëm nga ç’jam. Jam këtu sepse kërkoj që të dyfishoj, dhjetëfishoj apo njëqindfishoj numrin e njerëzve që i bën të lumtur diçka që them unë. Jam këtu sepse erreësira dhe pylli në të cilin jetojmë ka nevojë për dritë dhe ngrohtësi shumë. Shumë prej jush jeni poçat dhe energjia që më ndihmon për të ndritur errësirën dhe për të ngrohur të ftohtin e saj. Jam në fejsbuk sepse kam mall për shumë prej jush edhe pse nuk i kam takuar kurre më parë. Jam këtu sepse më merr malli edhe për të poshtrit dhe po të mos i shihja këtu do të harroja se ekzistojnë. Jam në fejsbuk prej shtatë vitesh dhe ta dini ju si kam hyrë. Ashtu zvarrë me morën dhe më futën këtu, kur tallesha me ata që humbnin kohën këtu. Jam në fejsbuk sepse i vetëm kam frikë në mesin e errëirës në të cilën jetojmë. Jam në fejsbuk sepse më duhen armë të përballem me erreësirën, dhe nuk ka armë më të fortë dhe më të sofitikuar se ju. Jam në fejsbuk dhe e harxhoj kohën me ju, sepse shpirti, mendja dhe qenia ime do te ishin një qytet gërmadhë fantazmash që nuk do ta vizitonte askush nëse nuk do të komunikoja me ju.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të gjitha këto çfarë shkruaj nuk janë kurthi i radhës për më shumë vëmendje. As teoria që thotë se kali i mirë e shton tagjinë e vet. Jam këtu sepse koha nuk me ka kuptim pa njerëzit dhe prej fillimit të botës e deri në fundin e saj njerëzimi do të vazhdojë të përsërisë, se pa njerëzit koha do të ndalej edhe në parajsë. Askush të mos mendojë se ju më harxhoni kohën. Koha ime mban emrin tuaj dhe mbiemrin tim. E thënë më qartë, pa ju unë nuk do të mund të kisha një identitet të plotë. Mund të ndodhë që mund të rrojmë gjatë, por mund edhe të ndodhë që të mos gdhihemi nesër. Nëse nuk jemi më një ditë, tek fytyrat e të gjithë atyre që u kam dhënë kohën, gjendet një pjesë e identikitit tim. Nuk ka rëndësi nëse të gjitha këto që mendoj unë qëndrojnë apo jo. Rëndesi ka që unë  ndjej sipas asaj që perceptoj!

https://www.facebook.com/osmanikreshnik

Etiketa: fejsbukkreshnik osmani

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Një leksion nga gjyshi që s’e pashë kurrë

Në lokalet e Bllokut nuk lejohesh me tuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:30 | 26/12/2025
Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

23:16 | 26/12/2025
Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –

Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –

22:36 | 26/12/2025
Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

22:04 | 26/12/2025
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

21:38 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
  • Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –
  • Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –
  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –
  • “Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –
  • pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
  • Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com