Përse EU4Innovation është një shaka e keqe, që më mirë mos të ishte thënë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse EU4Innovation është një shaka e keqe, që më mirë mos të ishte thënë?

15:15 | 14/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga: Dario Rexhollari

#Eu4Innovation shkruan me krenari në faqen e saj të web, se ka për qëllim të shtyjë inovacionin në Shqipëri.

Kujtoj, në fillimet e tij, u realizuan ture gjithandej, në qendër dhe zona më larg qendres, për të kuptuar cilat janë problemet me ekosistemin, në mënyrë që të kuptonin si ta ndihmonin atë (pavarsisht se problemet këtu bëjnë MUUUUUU).

Projekti grumbulloi 7.539.238 EUR (ku EU ka kontribuar: 6.600.000 EUR, shteti Gjerman: 719.238 EUR; dhe ai Suedez: 220.000 EUR). – në pamje të parë mëse mjaftueshëm për të bërë inovacion. Mjaftueshëm për të mbështetur një grup apo një mori kompanish… dhe cili është hapi i parë? Të “hedhim” një ekspert të jashtëm, që të koordinojë/menaxhoje këta shqiptarët. Ekspertët e jashtëm janë të jashtëm, automatikisht dinë diçka më shumë se ti. Ai di mjaft mirë problemet që ka Shqipëria, bile bile edhe problemet e ekosistemit të sipërmarrësave në të.

Sigurisht, krenohen dhe brohorasin numrin e aplikimeve, ku zakonisht jane mbi 100 (se çfarë(?!), kompani, individë, individe qe duan te nisin kompani, apo kungulleshka, ay lart e di); dhe thjesht bëhet publik një ndarje mes startups dhe organizatave. Dhe tejmbushet me gazra trajnimesh, eventesh, ekspertë të huaj e shqiptarë që dalin e citojnë libra apo eksperienca andej-këndej, dhe ftojnë figura monotone që kërkojnë të realizohen me një dalje më shumë në publik. Si të thuash, target ideal për njerëzit që kur shohin diçka të kësisoj, thonë: “ueeeee ça s’bëhet!”

Por, po të shohësh më me kujdes (ti si i jashtëm për shembull), do kuptosh që janë si ajo shakaja që e thua pa dashje, ofendon dikë dhe bëhesh pishman që e ke thënë…

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Pse?

Epo ja… tani domosdo, gjithë ato lek, mos kenë sistemin e tyre, sikur s’ka lezet! Të detyron rregullorja që të regjistrohesh në sistemin difektoz, ku nëse nuk përdor Windows përgjatë aplikimit, pra MacOS, gabimisht mund të kthehesh nga hapi i fundit tek i pari, pavarsisht se ti i ke plotësuar të gjitha hapat dhe thjesht doje të shkoje pas një faqe. Apo nëse larg qoftë, të ndodh të vonosh aplikimin më shumë se 60 min, vështirë të dërgohet. Ti nga sikleti, do e upload-osh sërish deri sa të vijë ai email automatik që konfirmon pranimin.

Dhe ti shkruan e shkruan “inovacionin” tënd duke besuar tek ajo që do të ofrosh. I plotëson të gjitha kriteret. Ke lexuar tulifar dokumenti dhe e di mirë që je në një faqe me ta. Përpiqesh t’u vesh theks disa pikave pasi ke dëgjuar lart e poshtë që “ata” u japin rëndësi… dhe e dërgon. Dhe pret. Pret dhe pret se ekspertët kanë goxha për të analizuar. Mbi 100 aplikime s’janë pak or vlla’. Pastaj me gjithë atë inovacion që do të vijë, është përgjegjësi e madhe marrja e vendimit…e kupton vet ti.

Dhe pas dy muajsh, ty të vjen një email. Një email dembel, që të informon se nuk je kualifikuar. Sigurisht, ekspertët janë shumë të zënë të japin një përgjigje individuale, arsyen apo një argument që tregon se aplikimi yt është lexuar dhe për iks apo ypsilon arsye, nuk je kualifikuar… por ty thjesht të vjen një email, që thotë: “ti mund të kesh bërë këtë gabim, ose ke bere atë tjetrin, ose nese s’ke bërë asnjë nga këto të dyja, ndoshta ke bërë këtë tjetrën (kushedi?)”. “Pse se provon tek këto programet e tjera? Ne veç për inovacion dhe mbështetje që s’qahemi.”

Ti i hutuar, mendon: “hajt’ mo, ekspert ata! Nuk e hanë bukën kot.”

Dhe ajo që të ka ngelur të bësh, është të presësh dhe mësosh se kush janë inovatoret që triumfuan. Inovatorët që arritën me projektin e tyre, të bindnin një grup jurie…dhe fillon konfuzohesh, lëviz vendit, pi një kafe, dhe mendon: “kam aplikuar tek Eu Katër Inovacion apo tek AZHBR për grant fermerësh?”

“Jo mo jo, EU Katër Inovacion qenka!”

Dhe dëgjon dikë nga inovatorët që thotë me bindje se: “inovacioni jonë qëndron në faktin se ne e përfshim turistin direkt në procesin e turit të midhjes”

“Ueee!”

“Ne do të vitalizojmë ullinjtë shekullor në Lukovë” – thotë dikush tjetër.

…

“Ne bashkpunojmë miqësisht me bizneset për ta zhvilluar produktin dhe për ta marketur atë, një mardhenie të cilën deri tani e kemi bërë falas, tani do e kthejmë në biznes”

“Maximus Decimus Meridius”

Inovacioni nuk ka të ndalur. Me këto ritme do i kërkojë Amerika këta ekspertë… “gjynah, do na ikin”

Dhe qe ti sheh me dhimbje projektin tënd të Virtual Reality, Augmented Reality, Artificial Intelligence… “Si s’bëra e unë një projekt për dhentë, si të hanin bar më lehtë dmth… apo të vitalizonim më mirë cilësinë e diellit, apo apo apo…”

Nuk po kalojmë tek organizatat pastaj, me opsionin për të marrë në formë granti 100.000 eu, që të bëjnë disa trajnime më shumë se kaq sa ka momentalisht. Po me këto nuk ja vlen të merresh, lodhen të shkretet, s’është e lehtë të justifikosh 6000 euro 1 kompjuter!

…

Tani, e humbe kohën. Ç’të ka ngelur(?)… Ja, ka ngelur të presim të njihemi me stivjobsat e rinj, elonmuskat e lundrimjt dhe të peshkut, ata që me një midhje arrijne të bindin një juri ekspertësh, të përzgjedhur të administrojnë projektin e BE ne Shqipëri, që të shtyjnë inovacionin dhe startups përpara.

Por në fund të ditës, këto mund të jenë vetëm llafe ore, kushedi…

E rëndësishme është të shihet çfarë impakti do të leje ky projekt, të shihet çfarë këto startups apo organizata inovatore do të ofrojnë. A do të ndryshojnë diç’ apo do bëjnë një shtesë më shumë tek shtëpia? Ngelet për t’u parë (pavarsisht se ka rreth 2 vite projekti që ka nisur zbatim. Ndoshta është ende herët).

Gjithsesi, pse ta vrasësh mendjen (?!)…ne e dimë që shakatë harrohen shpejt…

Etiketa: Dario RexhollariEU4Innovationinovacioni ne ShqiperiWeb

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Sektori i ndërtimit në rrezik prej kullave shumëkatëshe, firmave pa likuiditet dhe pa përvojë

Shqipëria me risk të lartë për pastrimin e parave, indeksi i Baselit rendit vendin të fundit në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com