Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Prishtinë, teksa një automjet tip Audi është përplasur me makinën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, në lagjen “Arbëria”.
Policia e Kosovës, nuk raporton për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ambasadori Delawie ishte në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it, James Hope.
Ende nuk ka informacion mbi shkaqet e këtij aksidenti, por fakti që ka ndodhur ndaj një ambasadori, për më tepër atij amerikan, i cili është ndër njerëzit më të ruajtur në Kosovë, e bën atë të pazakontë.