Presidenti Ilir Meta ka zbritur në terren ditën e sotme, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.
“Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar. Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para”, shkruan Meta.