Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore –

16:16 | 08/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës –

Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –

Dje e uli me 3 lekë, sot e rrit me 4, Bordi i Ramës “ping-pong” me çmimin e karburanteve –

S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, –

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit, duke e cilësuar gjendjen në disa qytete të vendit si alarmante dhe katastrofike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, e thirrur dy ditë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret në terren.

PD akuzon qeverinë se ka zëvendësuar veprimet konkrete me propagandë, duke organizuar, sipas saj, “pseudo-inspektime”, ndërkohë që infrastruktura për ujërat e bardha vijon të jetë jashtë funksionit. Sipas deklaratës, kanalet dhe pusetat janë të bllokuara, ndërsa investimet milionëshe në hidrovorë rezultojnë të pafrytshme përballë situatës aktuale.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e përmbytura dhe marrjen e përgjegjësisë së plotë nga shteti për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të prekura.

PD gjithashtu i bën thirrje Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, të japë dorëheqjen, ndërsa kërkon që organet e hetimit të nisin procedurat për përgjegjësit e kësaj situate, të cilën e cilëson si të paralajmëruar dhe me pasoja të rënda, deri në rrezikimin e jetëve njerëzore.

“Shqipëria nuk qeveriset me propagandë, por me veprime konkrete,” përfundon Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit.

Por cili është rezultati konkret i kësaj mbledhjeje?

Gjendja e qytetarëve të përmbytur në Tiranë, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Cërrik, Elbasan,  Pogradec e jo vetëm është alarmante dhe tejet e mjerueshme. Banorët raportojnë se janë të izoluar në banesat e tyre, të përmbytura dhe me dëme të mëdha materiale, duke u shkatërruar mundi dhe sakrificat e shumë viteve pune.

Mbi të gjitha, instancat shtetërore nuk u përgjigjen telefonatave për ndihmë. Askush, përveç gazetarëve, nuk shkon për t’u interesuar për gjendjen e tyre.

Prej disa ditësh, qytetet e Shqipërisë ndodhen nën pushtetin e ujit. Vetëm tre muaj më parë ndodhi një tjetër përmbytje dhe, edhe këtë herë, asnjë masë parandaluese nuk u mor, ndonëse reshjet e dendura ishin paralajmëruar.

Si çdo herë, pushtetarët e kësaj qeverie, sapo bie shi, veshin çizmet e propagandës dhe shëtisin nëpër pseudo-inspektime, ndërkohë që realiteti për qytetarët është katastrofik. Masat parandaluese munguan plotësisht dhe reagimi erdhi vetëm pasi dëmi ishte bërë.

Kanale dhe pusetat vijojnë të jenë të bllokuara, si pasojë e mungesës së investimeve serioze për ujërat e bardha, pavarësisht se miliona euro janë shpenzuar për hidrovorë që sot rezultojnë të paaftë për të përballuar situatën.

Në fund, fatura e kësaj paaftësie dhe papërgjegjshmërie i shkon gjithmonë qytetarëve.

Ligji është i qartë prandaj Partia Demokratike kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e përmbytura.

Shteti duhet të marrë përgjegjësi të plotë për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të prekura.

Shqipëria nuk qeveriset me propagandë, por me veprime konkrete.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa organet e hetimit duhet të nisin hetimet për penalizimin e gjithë përgjegjësve të kësaj situate të paralajmëruar, të cilët me veprimet apo mosveprimet lejuan krijimin e kësaj gjendjeje katastrofike, me pasoja të rënda deri në humbjen e jetëve njerëzore nga përmbytjet.

Të Lidhura

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës –

nga 27
13:03 | 09/05/2026
0

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale dha dhe një koment për ambasadorin Gonzato. “Sa...

Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –

Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –

nga 27
12:45 | 09/05/2026
0

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka publikuar një mesazh në ‘Ditën e Europës’, i cili në...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Dje e uli me 3 lekë, sot e rrit me 4, Bordi i Ramës “ping-pong” me çmimin e karburanteve –

nga 27
12:27 | 09/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve, duke rritur çmimin e naftës në 197 lekë për...

S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, –

S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, –

nga 27
11:55 | 09/05/2026
0

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, tha se Shqipëria, si një...

Para
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë –

Qeveria të japë llogari për përmbytjet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mashtron në mënyrë të turpshme, po sillet si ambasador i Ramës në Bruksel –

Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës –

13:03 | 09/05/2026
Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –

Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –

12:45 | 09/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Dje e uli me 3 lekë, sot e rrit me 4, Bordi i Ramës “ping-pong” me çmimin e karburanteve –

12:27 | 09/05/2026
S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, –

S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, –

11:55 | 09/05/2026
Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

11:41 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës –
  • Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –
  • Dje e uli me 3 lekë, sot e rrit me 4, Bordi i Ramës “ping-pong” me çmimin e karburanteve –
  • S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, –
  • Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –
  • Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, po sillet si ambasador i Ramës –
  • Në Europë pushteti kufizohet nga ligji dhe shteti nuk është pronë e askujt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com