Është shënuar viktima e parë si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin.
Viktima është shtetasi me inicialet Gj.N 42 vjeçar nga Klosi, i cili humbi jetën pasi është marë nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i bardhë.
Nga burimet e policisë bëhet e ditur se 42 vjeçari po udhëtonte për tek një HEC i zonës për të transportuar një punëtor të këtij HEC-it. Në kthim, makina që drejtohej prej tij është rrëmbyer nga uji me shpejtësi, pa i lënë kohë 42-vjeçarit që të dalë prej mjetit.