Me nisjen e shirave për banorët e Kurbinit nis edhe frika e përmbytjeve.
Banorët e zonës shprehen se kanalet e kullimit janë bllokuar prej vitesh dhe nuk janë pastruar.
Sipas tyre ato janë përmbytur brenda një harku kohor mjaft të shkurtër.
Ankesat e banorëve pranë Bashkisë janë të shumta, por ata nuk marrin asnjë përgjigje.
Kërkesa e vetme e banorëve të Kurbinit mbetet pastrimi i kanaleve pasi dëmet nga përmbytjet do të jenë edhe më të mëdha.