Pas përmbytjeve në Greqi, shirat e rrëmbyeshëm kanë “mbërthyer” Italinë, ku shqetësuese paraqitet situata në Abruzzo, ku pati rrëshqitje dheu.
Moti i keq shkaktoi edhe viktimën e parë, pasi një 27-vjeçar gjeti vdekjen në Marche prej një aksidenti rrugor, si pasojë e shiut të dendur.
Me qindra ndërhyrje të skuadrave zjarrfikëse janë regjistruar atje që prej të premtes për incidente të ndryshme që përfshijnë pemët e rrëzuara apo stenda afishimi të shkulura nga era.