Reshjet e dendura e shiut të shkaktuara nga moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Greqi. Mediat greke raportojnë se në zonën e Orestiada-s, në Neochori dhe Lepti, përpos shtëpive që janë përmbytur, disa janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut.
Reshjet e rrëmbyera të shiut kanë krijuar “lumenj” edhe në rrugët e kryeqytetit grek. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe sot ndërsa shtrëngatat dhe shirat lokale me breshër do të jenë të pranishme në vend.
Gjatë natës pritet që kushtet e motit të përmirësohen. Si pasojë e përmbytjeve për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.