Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë plagosur me thikë një 30 vjeçar, në 27 tetor në Londër.
Mësohet se të arrestuarit janë shqiptarët Arseld Hysaj dhe Dardan Dollapaj. Ata dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Personi që mbeti i plagosur ndodhet në spital gjendje kritike për jetën. Autoritet ende nuk kanë një pistë të saktë për këtë ngjarje.